U kthye nga Shqipëria, amerikania rezulton pozitive nga koronavirusi

AKTUALITET


Një grua 86-vjeçare në shtetin amerikan të Maryland ka rezultuar e prekur nga koronavirusi. Por ajo është vetëm një nga qindra rastet e regjistruara me këtë virus në SHBA dhe deri këtu nuk ka asnjë lajm. Situata bëhet më e komplikuar kur shihet se nga ajo ka udhëtuar. Udhëtim i cili në fakt përfshiu në një debat virtual Guvernatorin e Maryland, Larry Hogan dhe Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca. Guvernatori Hogan u shpreh se ajo ishte infektuar gjatë qëndrimit në Turqi. Por ky fakt u kundërshtua menjëherë nga Ministri turk, i cili deklaroi se 86 vjeçarja kishte udhëtuar nga Tirana, me tranzit vetëm disa orë Stambollin dhe më pas kishte flturuar drejt Uashingtonit.  

Duke ju referuar mediave Turke, këtë fakt e ka konfirmuar dhe Ambasada e SHBA-ve në Ankara, e cila me anë të një reagimi është shprehur se pacientja nuk e ka vizituar Turqinë. “Ajo fluturoi nga Tirana, Shqipëri, në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles, më 3 mars, përmes një ndalese të shkurtër në Aeroportin e Stambollit, ku ajo kaloi gjithë kohën e saj në sallë pritje.” – raportohet të ketë thënë ambasada amerikane në Ankara.


Turqia deri më tani, nuk ka regjistruar asnjë rast me Koronavirus, ndërsa Shqipëria deri më tani 10 raste.




Skip to toolbar