U qëllua me armë jashtë banesës, ky është shqiptari i vrarë në Islandë

AKTUALITET


Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Islandë. Bëhet fjalë për të riun Armando Beqirai. Ngjarja ndodhi jashtë shtëpisë së tij në Rejkjavík mbrëmjen e së shtunës.

Sipas policisë ai nuk rezulton të këtë aktivitet kriminal në Shqipëri. Viktima prej vitesh jetonte në Islandë, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u qëllua.


Sipas mediave vendase në Islandë thuhet se i riu është qëlluar 5 deri në10 herë me armë, ndërsa deri më tani janë arrestuar 4 persona.




Skip to toolbar