U qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi, ndërron jetë pas disa ditësh në spital 44 vjeçarja në Shkodër

AKTUALITET


Anila Ndoka Prendushi ka ndërruar jetë pas disa ditësh në spitalin e Shkodrës pasi u qëllua me armë zjarri nga partneri i saj Kolë Manaj. 44 vjeçarja ndodhej në reanimacion por nuk ka mundur të mbijetojë plagës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen “Mark Lula” paraditen e së martës së kaluar. Kolë Manaj qëlloi në kokë partneren 44 vjeçare brenda automjetit tip Volksëagen, dhe më pas vrau veten.

Pas divorcit nga martesa e saj e parë, 44vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, kishte nisur bashkëjetesën me Kolë Manajn.



Skip to toolbar