U shoqërua në polici, shoferi i kazinosë ku punonte keniania: Nuk kam pasur asnjë lidhje apo…

AKTUALITET


Ditën e sotme, efektivët e Komisariatit Numër 1 kanë shoqëruar Rodin Barçi shoferin e kazinosë, ku ishte punësuar vajza keniane, Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë.

Në një lidhje direkt për edicionin e lajmeve të orës 10:00, gazetarja Xhensila Kodra raportoi se Barçi ka mohuar të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm.


Ndërkohë, me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës janë kryer kontrolle në banesën e shoferit.

Nga burime të grupit hetimor mësohet se po me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22-vjeçare punonte në kazino.

Ata janë konsideruar si persona që mund të kenë djeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e kenianes.




Skip to toolbar