U tërhoq nga ankimimi për statutin e PD, ja lëvizja e radhës e Alibeajt në Apel

Më të fundit


Ndonëse u tërhoq nga ankimi për statutin e Partisë Demokratike, c’ka solli pushimin e cështjes, Enkelejd Alibeaj zbulon lëvizjen e radhës gjyqësore për vulën e Partisë.

Abcneës mëson se Partia Demokratike ka kërkuar në Gjykatën e Apelit përshpejtim për ankimimin bërë pak kohë më parë lidhur me  vendimin e Agron Zhukrit që njohu Kuvendin e grupit të Rithemelimit më 11 dhjetor.


Kujtojmë se me vendim të gjyqtarit Agron Zhukri, Gjykata njoftoi se pranimin e kërkesës së PD përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të kësaj partie dhe depozitoi vendimet e Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor duke rregjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike vendimet e marra nga ky Kuvend.

Vendimet që kishin të bënin me ndryshimin e statutit, logos dhe shkarkimin e gjithë strukturës drejtuese të partisë që nga kryetari Lulzim Basha.

Vendimi i gjykatës u kontestua nga Enkelejd Alibeaj,i cili e konsideroi atë të pazbatueshëm dhe e ankimoi në Gjykatën e Apelit, ndërsa akuzoi gjyqtarin Zhukri për shpërdorim detyre.




Skip to toolbar