U torturua nga grabitësit, përkeqësohet gjendja e biznesmenit

AKTUALITET


Përkeqësohet gjendja e biznesmenit Namik Çangu, i cili natën e së shtunës u grabit dhe u torturua nga disa persona në banesën e tij. Për shkak të goditjeve në kokë Namik Çangu ka paraqitur probleme shëndetësore.

Gjatë natës ka pasur hemorragji. Mësohet se mëngjesin e sotëm policia ka shkuar për ta ripyetur, por nuk ka qenë në gjendje.


Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat personat me precedentë në fushën e vjedhjeve në zonë dhe po punon me kamerat e sigurisë për të përfituar karakteristika te autorëve. Nga analizimi i tyre rezulton se në ngjarje kanë qenë 4 persona.




Skip to toolbar