U votua sot në Parlament, Evis Kushi betohet në Presidencë si Ministre e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Më të fundit


Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtares më të re të kabinetit qeveritar, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zonjës Evis Kushi, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”


Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme




Skip to toolbar