U vra me plumb në kokë, viktima në Kavajë ishte kthyer nga Italia kur iu vra vëllai

AKTUALITET


Pas vrasjes së të vëllait Arjan Gosa ishte kthyer nga Italia dhe nuk është larguar më deri në mbrëmjen e sotme kur u vra gjatë një atentati të mirëorganizuar.

Viktima Arjan Gosa është vëllai i Armand Gosës që humbi jetën më 29 Mars në Kavajë gjatë një konflikti me Altin Rexhën, ku edhe ky mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.


Vëllezërit Gosa qenë përfshirë dhe në një krim tjetër. Në nëntor  të vitit 2012, në lagjen nr.2, Kavajë, vëllezërit Arian Gosa dhe Armand apo Edmond Gosa, pas një grindjeje banale që Arian Gosa kishte pasur një ditë më parë me Gentian Gjuzin, janë përplasur me Gjuzin, në momentin kur ai po dilte nga një dyqan.

Në grindje e sipër vëllezërit Arian dhe Armand Gosa e kanë goditur  Gentian Gjuzin duke e plagosur rëndë.Ngjarja u mor përsipër nga Armand Gjuzi që u dënua nga gjykata e Kavajës me 2 vite burg, ndërsa Gjuzi i goditur me kazëm në kokë vdiq disa muaj më pas në spital.




Skip to toolbar