Ukraina, Rama – Europës: Zgjohuni! Vizita e krerëve të BE në Kiev, vetëm show

AKTUALITET


Kryeministri shqiptar Edi Rama, zgjoi elefantin në dhomë. Kështu Sky Neës ka cilësuar reagimin e Ramës në samitin online të liderëve të BE. Rama e ka quajtur thjesht një shoë, vizitën e krerëve të BE në Kiev, ndërkohë që sic tha ai, Europa, Britania por dhe Turqia duhet të ulen e të zënë vendin e tyre në këtë situatë, kur Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qasjen ndaj Ukrainës.

“Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur siç e dini të gjithë dhe pyetja është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si… Evropa si kontinent mund të jetë efikase në mbrojtjen e vetvetes dhe për të nxjerrë më të mirën nga diçka që po ndodh, një negociatë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Unë nuk jam i sigurt që vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake, ne e kuptojmë të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Ndoshta e kam gabim.”, tha Rama.

Ai preku faktin që Uashingtoni dhe Moska kanë nisur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje dhe potencialin që Ukraina të shkëputet nga bisedimet dhe t’i imponohet një rezultat i padrejtë.

“Ne kemi qenë prej kohësh në autopilotin amerikan”, tha kryeministri shqiptar. “Tani autopiloti po duket i fikur. Askush nuk e di për sa kohë. Është koha për një reflektim më të thellë se çfarë do të bëjmë në lidhje me mbështetjen ushtarake apo shpenzimet ushtarake. Sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme.”

Ai përsëriti se Shqipëria qëndronte plotësisht pas Ukrainës dhe aleatëve të saj.



Skip to toolbar