Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga njëri prej kantierëve të ndërtimit në Unazën e Madhe.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama thotë se në kantierin e Lotit 7 janë realizuar rreth 70% e punimeve, ndërsa përfundimi i plotë i këtij aksi pritet që të bëhet në dhjetor të vitit 2024.
“Kantieri i Lotit 7 të Unazës së Madhe, Tiranë, ku deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve”, – shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.