“Unë gjallë jam, po Luli?”, Rama thumbon PD: Shihni në ç’derexhe mendore janë katandisur

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironinë për Lulzim Bashën teksa po i përgjigje një ndjekësi në rubrikën “Sy m’sy”.

Pasi lexoi një koment që shkruhej: “Gjallë është ky?”, Rama reagoi me humor: “Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam.”

Kryeministri nuk la pa ironizuar opozitën dhe Berishën, duke thënë komentuesve shikoni në ç’derexhe janë katandisur pasi sipas tij marrin lehtë popullin. “Më mirë dhe më shumë sesa më kupton populli shqiptar nuk mund të pretendohet dhe është arsyeja më bindëse dhe kuptimplotë e krenarisë për mua që populli shqiptar më kupton më mirë dhe më shumë se çmund të pretendoja, duke më inkurajuar dhe mbështetur dhe dhënë 1001 arsye që t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe për njerëzit e këtij vendi, falë besimit, mbështetjes dhe pushtetit që buron nga ky popull, i cili, ua kam thënë të gjithë atyre që e marrin lehtë, që është një popull që të jep unë në bisht të lugës kështu që kush e merr lehtë bën një gabim të madh.

Një gabim shumë të madh, aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull”, u shpreh Rama.



Skip to toolbar