Rama: Unë jam kritiku kryesor i qeverisë. Jemi mirë me të shkuarën, e ardhmja ende larg. Truizmi po përjeton një bum, por edhe një problem, që ka nevojë për punonjës, dhe punonjës të kualifikuar, këtë vit kemi parë numër punonjësish që kanë ardhur nga Greqia në Shqipëri, sepse pagat e turizmit në Shqipëri janë pothuajse në sa në Greqi, por taksat janë më të ulëta dhe llogari në fund del më mirë.
Truizmi po përjeton një bum, pore dhe një problem, që ka nevojë për punonjës, dhe punonjës të kualifikuar, këtë vit kemi parë numër punonjësish që kanë ardhur nga Greqia në Shqipëri, sepse pagat e turizmit në Shqipëri janë pothuajse në sa në Greqi, por taksat janë më të ulëta dhe llogari në fund del më mirë. Përpara dhjetë vitesh, Tropoja ishte e braktisur totalisht dhe kur unë shkoja Trupojë, thosha, turizmi do jetë pika e kthesës më shikonin si komunist I pandreqshëm. Por që Tropoja është bërë pjesë e hartës së destinacioneve turistike. Ne do vazhdojmë të bëjmë dhe akset rrugore, duhet pak durim. E gjetëm Shqipërinë me gjithë kalamajtë rrugëve, asnjë segment rrugor të mbaruar, pro vetëm borxhe dhe larja e tyre borxheve ka qenë një torturë me vete.
Rrugën e Dukagjinit e kërkonin të gjithë, por tani do hapet, dhe tani do vijojmë dhe me rrugët e tjera në veri. Miniera më e çmuar e turizmit i për Shqipërinë është veriu i Shqipërisë dhe aty kur të ritet volumi i investimeve dhe kur të fillojnë dhe hotelet e luksit do të ndodhë një ndryshimi i madh dhe do ketë më shumë të ardhura për njerëzit dhe për ata që investojnë aty, edhe pse nuk do jetojnë aty gjatë gjithë vitit”, tha ai.
