Në dosjen “Ura” të SPAK, që ka zbardhur A2 CNN, zbulohet roli i një personazhi të quajtur Pirro (Spiro) Çapi.
Sipas SPAK, ai është organizatori i trafikut të heroinës nga Turqia për në Itali, përmes Shqipërisë. Bisedat e tij me Ervis Detin (Visi) dhe Gertin Aliun janë si më poshtë.
Pjesë nga dosja
Më datë 12.05.2022, Visi merr një telefonatë nga numri celularë 0684409148, në përdorim të shtetasit Pirro Çapi (alias Spiro). Bëhet fjalë për të njëjtën periudhë, pra kur Visi ndodhej në Itali ku ka diskutuar dhe me Gertin me anë të bisedave telefonike, të cilat u pasqyruan më sipër. Për këtë fakt ngrihen dyshime se Pirro Çapi (Spiro) mund të shërbejë në rolin e organizatorit, financuesit dhe koordinatorit mes lidhjeve të tij në funskion të transportit, magazinimit dhe shkëmbimit të lëndëve narkotike në Turqi-Shqipëri-Itali. Transporti dyshohet se kryhet në rrugë tokësore në linjën Turqi-Kosovë-Shqipëri nëpërmjet kamionëve që Spiro ka në pronësi. Ai zotëron dy kamionë me targë AB963EF dhe AB465EH. Me mbërritjen e lëndës narkotike të llojit “heroinë” në Shqipëri, ato ngarkohen në kamiona, të cilave i bëhen vende të posaçme me qëllim fshehjen e lendës narkotike dhe më pas imbarkohen në traget në Portin e Durrësit me destinacion Italinë. Për shfrytëzimin e këtyre dy kamioneve dyshohet se përdor një ndër bashkëpuntorët e tij, shtetasin Arian Tola (alias Lani). (Për këtë fakt është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).
Në bisedën telefonike me Visin, Spiro prezantohet si shoku i Gesit. Visi e njeh personin me cilin po flet dhe i përgjigjet qe jam knej jasht (në Itali). Spiro e pyet Visin se kur do kthehesh, ndërsa Visi I përgjigjet “nga java tjeter…..nëqoftese te duhem une, ke plakun në shpi”. Spiro I thotë me pas Visit “po më duhesh”.
Më konkretisht është përgjuar biseda telefonike e datës 12.05.2022, ora 13:06, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
…566 (Visi)
148 (Spiro)
566- alo… 148- ku je, ku je?…566 alo… 148 o shoko ku je re?…566 kush je me se ssss… 148-shoku Gesit jam…566-o he vlla, ca je tu bo ti, un jam knej jasht…148 – ne gjum i qive ropt e?…566-jo tashi sa u ulem, ca bo ti?…148 – kur do vish?…566 – po nga java tjeter vi…148 ehe…566 te duhem un?…148 po po…566 po ke plakun atje ne shpi…148 po c’ti bej plakun un?…566 po neqoftese do te duhet them un, shko te plaku… 148-po te plaku re?…566-po… 148 ma co numrin i her?…566 – po re ta coj un
148-hajd
Bisedë me interes, midis Visit dhe Spiros, e përgjuar më datë 24.05.2022, ora 11:16, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
….566 (Visi)