“Ura” në pranga Redi Tusha/ Ndër personat me masë arresti, vëllai i bodigardit të Berishës

AKTUALITET


Një prej personave për të cilin autoritetet italiane kanë lëshuar masën “arrest në burg”, si pjesë e këtij grupi është shtetasi Redi Tusha.

Ai rezulton të jetë vëllai i Ervis Tushës, nga Shijaku.

Tusha është njëri prej truprojave të Sali Berishës, i cili shihet shpesh në daljet e tij publike, sidomos gjatë protestave.

Ervis Tusha, dikur pjesë e Gardës, dha dorëheqjen nga kjo detyrë në vitin 2019 për të vazhduar si truprojë e Berishës.

Redi Tusha në operacionin “Ura” akuzohet për trafik droge në të paktën 2 raste. Nga hetimet ka rezultuar se Redi Tusha ka patur rol kyç në trafikimin e 5.5 kilogramëve “heroinë të pastër të quajtur banana”, nga Shqipëria drejt Italisë



Skip to toolbar