Urdhri bektashi/Kulla: Më shumë se një shtet plus fetar, është një minishtet shqiptar. Doçi: Jo më kot Rama e ngriti në OKB

Më të fundit


TIRANË- Ish-kryetari i Komitetit të Kulteve dhe njëherësh eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në Real Story tha se Kryegjykata,  aktualisht vepronin si një mënishtet shqiptar.

Ai shpreson se me nismën e fundit, që synohet krijimi i shëtit sovran i Urdhrit Bektashi, disa vende të tjera ta njohin atë dhe kjo sipas tij ka qenë arsyeja se pse Rama e ka përmendura këtë çështje në OKB.

“Më shumë se sa një shtet plus fetar, ky është një minishtet shqiptar. Shpresojmë që të ketë vullnet të disa vendeve, në Evropës, Azi, në Lindjen e Mesme, që ta njohin se nuk është se do vijë Baba Mondi me Ferdinand Samarxhiun dhe ca të tjerë që rrinë aty dhe do bëjnë grusht shteti në bulevard. Bashkësitë fetare janë pronarët më të mëdhenj në Shqipëri dhe shumica e tyre nuk janë kthyer. Ajo që u intereson është që, nëse Kryegjyshata kthehet në një minishtet do t’i jepen edhe disa atribute financiare”, tha ai.

Pastori Ylli Doçi, tha se krijimi i këtij shteti u bën nder të gjithë shqiptarëve.

“Veçanti e bektashinjve është që nuk kanë pasur që, është shqiptare, duke qenë qendra  Botërore në Shqipëri,  na bënë nder ne shqiptarëve për të pasur diçka, që bota mund ta eksplorojë. Unë besoj se një nga arsyet e Ramës për ta bërë këtë është që të japë vëmendjen e Evropës në një kontekst të tillë që jemi tani, ku myslimanizmi është një nga çështjet kryesore të gjeopolitikës”, tha ai.



Skip to toolbar