Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi se do ta vriste, kapet burri në Dibër

AKTUALITET


Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi dhunoi bashkëshorten dhe po e kanoste se do ta vriste me armë zjarri, që ai i mbante në banesë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë finalizuan operacionin e koduar “Sllova”, ku parandaluan ngjarjen e mundshme kriminale dhe vunë në pranga 50-vjeçarin nga fshati Vleshë.

Dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri.



Skip to toolbar