Vaksinohet Piro Milkani: Optimist se do t’i kthehemi jetës normale. Uroj ta kem këmbën e mbarë

AKTUALITET


Pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, regjisori Piro Milkani, ka deklaruar për gazetarët se është shumë i kënaqur.

Milkani shtoi se vaksina është e vetmja mënyrë për të mposhtur pandeminë.


Ai tha se është i nderuar që vaksinohet pas 6 mijë bluzave të bardha dhe moshatarëve të tij në azile.

“Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i nderuar që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë siç janë mjekët dhe infermierët. Unë them se kam këmbën e mbarë, për ato që janë mbi 80 vjeç. Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më parë gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, tani jam optimist se do ti kthehem jetës normale”– tha Milkani për mediat.




Skip to toolbar