Vangjush Dako mohon akuzat e SPAK: S’kam pasur dijeni sa kate është pallati

AKTUALITET


Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës Dako ka dhënë sqarime në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk ka pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender.


Ndërsa lidhur me lejen e pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati. Dako i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie.

Avokati i tij mbrojtës, Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.

Ndërkohë, seanca vijon ku janë të pandehurit e tjerë që po japin shpjegimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK. 




Skip to toolbar