Varhelyi kritika Greqisë për Shqipërinë: Marrëdhëniet e mira nuk ndërtohen kur bllokon fqinjin

AKTUALITET


Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka bërë kritika në adresë të Greqisë që ka bllokuar në Bruksel hapjen e kapitujve për Shqipërinë në kuadër të rrugës drejt anëtarësimit.

Nga Tirana ku u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor, Varhelyi tha se fqinjësia e mirë mes shteteve është e rëndësishme, por theksoi se nuk mundet të krijohen marrëdhënie të mira duke bllokuar shtetin fqinj, një kritike kjo direkte për Greqinë.


“Hapat tuaja e kanë treguar se çfarë keni arritur. Nuk mendoj se ka në Bruksel njerëz që nuk bien dakord për këto arritje të Shqipërisë. Ne jemi të dakordësuar në Bruksel për faktin që Shqipëria është gati për të hapur negociatat për grupkapitullin e parë. Sado teknik që është si proces dhe është thjesht hapi i radhës, nuk e kuptoj dot pse nuk e marrim dot ne këtë vendim. Edhe pse e kuptoj rëndësinë e fqinjësisë së mirë por nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse e bllokon tjetrin të ecë përpara”, u shpreh Varhelyi.




Skip to toolbar