Várhelyi në Shqipëri javën e ardhshme

Më të fundit


Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi do të vizitojë Ballkanin Perëndimor javën që vjen, ndërsa vaksinat e para COVID-19 të financuara nga Bashkimi Evropian, pritet të mbërrijnë në rajon.

Siç është njoftuar nga Komisioni Evropian dhe Austria, do të dorëzohen në rajon në këste javore në total 651,000 doza BioNTech/Pfizer, nga fillimi i Majit deri në Gusht. Këto vaksina do të ndihmojnë për të përshpejtuar fushatat e vaksinimit, për të siguruar që të gjithë punonjësit mjekësorë të vijës së parë dhe disa nga grupet më të prekshme të vaksinohen.

“Unë jam do të jem në Ballkanin Perëndimor për të dhënë një mesazh të qartë, që ne kujdesemi për partnerët tanë, mjekët e tyre dhe personat më të rrezikuar nga infektimi. Dorëzimi i vaksinave konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të siguruar mbështetje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Më të fortë së bashku”, është shprehur Olivér Várhelyi.

Komisioneri Várhelyi do të bëjë ndalesën e tij të parë, të hënën pasdite në Serbi, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut të martën dhe më pas Shqipëria dhe Kosova të mërkurën. Ai pritet të diskutojë me autoritetet përgjigjen ndaj pandemisë si dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst.

Vaksinat financohen nga paketa 70 milion € e miratuar nga Komisioni në Dhjetor 2020 për të ndihmuar në mbulimin e kostos së vaksinave, të siguruara në bazë të marrëveshjeve të BE-së për blerjen paraprake për partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Shpërndarja e përgjithshme midis vendeve bazohet në nevojat epidemiologjike. Këto vaksina vijnë mbi ato të siguruara nga COVAX, ku BE është një nga kontribuesit kryesorë me afër 2.5 miliardë € nga Team Europe (BE dhe Shtetet Anëtare të saj).



Skip to toolbar