Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me vdekjen e dy vajzave ukrainase në zonën e “Selvisë” në Tiranë.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se 3 ditë më parë, dy vajzat kanë shkuar në një farmaci në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Aty kanë kërkuar Xanax dhe Tramadol. Farmacistja nuk ua ka dhënë dhe dy vajzat e kanë sulmuar.
Farmacistja ka bërë padi, ndërsa Policia ka gjetur në banesën e vajzave xanax dhe tramadol.
Ukrainaset u gjetën pa shenja jete në dhomën e tyre nga shoqja e dhomës. Rezulton se vajzat kanë hyrë në Shqipëri në muajin maj./abcnews.al