“Tërmeti”, lirohet nga burgu drejtori i Konvaleshencës

AKTUALITET


Drejtori i Konvaleshencës së Durrësit, Ahmet Doda ka lënë qelinë dhe është shtruar në spital për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore.

Gjykata e Durrësit vendosi ta lirojë nga burgu drejtorin e godinës së shembur të Konvaleshencës, i cili u arrestua pas vdekjes së Komisar Bajram Hajdarmataj, i cili humbi jetën pasi ndodhej në godinën e Konvaleshencës në Durrës, që u shemb gjatë tërmetit të 26-nëntorit 2019. Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” për Dodën, i cili u arrestua më 14 dhjetor 2019, bashkë me Kujtim Hasën, shefin e Shërbimeve të Konvaleshencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”. Ndërkohë që Doda, u arrestua me kërkesë të prokurorisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.


Në dosje prokurorët kanë konstatuar se godina ku vdiq Hajdarmataj ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit, por drejtuesit e këtij institucioni nuk ndaluan futjen atje të personave, siç ishte Hajdarmataj, i cili vdiq duke mbetur nën rrënoja.

Prokuroria e Durrësit e ka akuzuar shtetasin Ahmet Doda për shpërdorim detyre dhe që nuk ka marrë masat e duhura për të urdhëruar mbylljen e godinës së dëmtuar të Konvaleshencës.




Skip to toolbar