Ka marrë fund ‘paqja’ e brishtë e vendosur mes Rithemelimit dhe maxhorancës për normalizimin e seancave plenare. Shkak për prishjen e dakordësisë, është sërish ai, Sali Berisha.
Ka qenë një kërkesë e deputetit Gazment Bardhi për futjen e emrit të ish kryeministrit në përbërjen e grupit parlamentar, e cila ka cuar në prishjen e dakordësisë së vendosur mes palëve, e cila duket se zgjati për një kohë të shkurtër.
Seanca plenare dhuroi sot të njëjtën skenë kaosi e tensioni, ku pas rrëzimit të kërkesës nga kryeparlamentarja Nikolla, ‘besnikët’ e Sali Berishës, rrethuan Foltoren e kuvendit, cka solli më pas ndërhyrjen e Gardës së Republikës.
Me debate të ashpra u shoqëruar seanca për disa minuta, ndërsa kryeparlamentarja Nikolla përjashtoi depuetetit Flamur Noka nga salla e Kuvendit për shkak të gjuhës jo etike të përdorur ndaj saj por edhe deputetëve të maxhorancës. Sakaq, është deputetët në sallë shkaktuan tension në seancë plenare, me tension u shoqërua edhe protesta jashtë Kuvendit, ku protestues të Rithemelimit e PL i vunë zjarrin gomave dhe sulmuan gordonin e policisë.