Veliaj kërkon largimin e prokurorit Ols Dado/ Avokatët dorëzojnë kërkesën: Konflikt interesi

AKTUALITET


Avokatët mbrojtes të Erion Veliajt kanë bërë bërë një kërkesë zyrtare në Prokurorinë e Posacme për përjshatimin ose zëvëndësimin e prokuorirt Ols Dado nga cështja e hetimit të krytarit të Bashkisë së Tiranës.

Për mediat avokati Ermir Beta tha se si mbrojtje kemi formalizuar kërkesën përjashtimin e Ols Dados apo zëvendësimin.

“Veliaj ka shfaqur edhe vetë konfliktin e interesit. Kjo kërkesë ka qënë verbale dhe shkaku ishte konflikti i interesit për një leje ndërtimi. Në mungesë të një përgjigje aty për aty, ne si mbrojtje kemi formalizuar kërkesën përjashtimin e Ols Dados apo zëvendësomin. Kemi shtuar edhe pjesë ku ne e shikojmë Ols Dadon si të njëanshëm.” tha ai.

Sakaq Maks Haxhia, avokati tjetër i kryebashkiakut u shpreh se sipas procedurave vetë Dado duhet të japë dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit.

“Veliaj me të drejtë thotë se ka konflikt interesi me prokurorin Olsi Dadon. Sipas procedurave në këto raste duhet të japë dorëheqjen nga çështja. Nuk kishte pse çështja të kalonte në konflikt. Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse për ta zëvendësuar.”u shpreh Haxhia ndërsa theksoi se mbeten në pritje të një përgjigjeje për kërkesën e tyre.



Skip to toolbar