Vendimi i Gjykatës Kushtetuese anuloi shkarkimin e Veliajt si dhe zgjedhjet në kryeqytet të cilat duhet të mbaheshin në 9 nëntor.
Avokati Edmond Petraj i ftuar në ‘Real Story’ tha se ky vendim futi në kurth Gjykatën Kushtetuese dhe se kryebashkiaku Veliaj duhet të dëgjohej në këshillin Bashkiak.
“Problem ka filluar te Këshilli Bashkiak, ka dy element është futur në kurth Gjykata Kushtetuese që duhet të futet në reformë. Gjykata Kushtetuese është elementi kyç që kontrollon Kushtetutën.
Nëse nga Këshilli ka një vendim është e detyruar prefektura të kontrollojë dokumentacionin. Veliajt iu dha mënyra e dëgjimit në Gjykatë Kushtetuese, duhet të dëgjohej në Këshillin Bashkiak. Problem ka qenë të vakanca e mosprezencës në detyrë e kryebashkiakut. Është pjesë procedure. Dekreti i Presidentit është në rregull.”
Juristja Brizida Gjikondi tha se vendimi i djeshëm i Kushtetueses ishte politik dhe një vendim përgjysmë. Fjalimin e Veliajt, Gjikondi e komentoi si emocional dhe joligjor.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një vendim përgjysëm, nuk i ra kokës situatës dhe nuk u shpreh qartë. Ishte një vendim politik dhe gjysmë gjeli. Nuk ndau qartë shapin nga sheqeri ose t’i jepte të drejtë Veliajt.
Fjalimi i Veliajt ishte emocional dhe jo ligjor.”
