‘Veliaj në burg, për çështje intimidimi’/ Mërtiri: Gjuha e Berishës ndaj SPAK, e tmerrshme

Më të fundit


Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se Veliaj është arrestuar jo për pastrim parash, por sepse mund të prish provat. Mërtiri komentoi gjuhën e Berishës ndaj SPAK duke e cilësuar si të prapanueshme.

“Në çdo rast kushdo që hetohet për pastrim parash, duhet të hetohet në gjendje të lirë. Ai nuk është në burg për çështje hetimi.

Është në burg sepse ai prish provat duke kërcënuar gjyqtarin. Në arrest dikush vendoset nëse largohet ose kur prish provat.

Arsyeja është intimidimi dhe jo pastrimi i parave. Është shumë e drejtë që ky po ushtron presion mbi drejtësinë, e dënoj mënyrën sesi sillet Berisha ndaj SPAK. Për mua është e tmerrshme gjuha që përdor kundër drejtësisë. Gjuha e Berishës është e papranueshme. Është tjetër gjë të përdorësh sulm politik ndaj drejtësisë dhe tjetër gjë të bësh veprimtari penale kundër drejtësisë.”



Skip to toolbar