Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale, duke deklaruar se po pengohet për të ushtruar detyrat e tij si Kryetar i zgjedhur masivisht 3 herë në Bashkinë e Tiranës.
Por si duhet lexuar politikisht qëndrimi i Erion Veliajt?
Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin“Real Story” tha se Veliaj ka qenë peshë e fortë politike në PS, ndërsa shtoi se në 100 ditët e paraburgimit të tij shumë gjëra kanë rënë.
“M’u duk një mesazh shumë më politik dhe jo emotiv si herët e shkuara. Kanë renë sharjet dhe sulmet për prokurorët, të cilat në një moment ishin shumë prezente. Duhet të dimë që është një person që nga partia e tij dhe nga kryeministri dhe kryetari i parisë është lënë në detyrë dhe është formalisht në detyrë ende, është kryetari në detyrë i bashkisë.
Është një person që mbahet dhe për mua kjo është e turpshme, mbahet si i hetuar pa akuzë, do të thotë drejtësia e re jep mesazhin që; rri aty njëherë, se do gjejë ca prova rrugës dhe kur t’i gjejë do të të japë statusin e të pandehurit.
Kjo është një truk afatesh të drejtash dhe standardesh që bluhet në mënyrë të ulet në rastin e tij. Te ana politike, unë do të thosha që Veliaj ka qenë dhe shumëçka ka rënë në këtë 100 ditë, po ka qenë një figurë shumë e rëndë politike në PS.
Dëgjoj këto orë dy qëndrime dhe nuk i ndaj, që PS do të hyjë menjëherë në zgjedhje të parakohshme në Tiranë apo që do të përdorin truke afatesh dhe kompetencash që ta shtyjë këtë moment”, tha ai.