Veliaj padit për shpifje në GJKKO Sali Berishën, sot seanca e parë

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në seancën e parë të gjyqit për shpifjet kundër Sali Berishës. Kryebashkiaku e ka paditur Berishën për shpifjet lidhur me deklaratat që ai ka bërë ditët e fundit për lidhjet me Iranin.

Pak ditë më parë, i akuzuari Sali Berisha, hodhi akuza të pavërteta, denigruese ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajtura “lidhje” të tij me Iranin. Për të gjitha këto akuza, kryetari i bashkisë ka paraqitur një padi penale pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me të dëmtuar akuzues Erion Veliaj dhe me të akuzuar Sali Berisha.


I akuzuari Sali Berisha, me cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, nga selia e Partisë Demokratike, duke ditur se deklarimet e tija janë shpifje e trillime, deklaroi se Erion Veliaj po pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit.




Skip to toolbar