Veliaj për ata që flasin kundër ndërtimeve: Vetë jetojnë në kulla e në vila në Lalz, por Tirana është e destinuar të rritet

Më të fundit


Gjatë takimit me të rinjtë e Njësisë 2, kryebashkiaku Veliaj komentoi edhe ata që flasin për ndërtimet, kur tha se Tirana rritet çdo ditë dhe mirëpret të gjithë ata qe duan të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Veliaj tha se logjika e tyre është që, vetë të jetojnë në Tiranë dhe të kenë vila e apartamente, por të tjerët që vijnë dhe i bashkohen kryeqytetit, nuk duhet ta kenë këtë të drejtë.

Pjesë nga përgjigja e Veliajt për të rinjtë: “Shumë prej këtyre analistëve, që thonë na mbyti betoni e ç’na duhen gjithë këto apartamente, asnjë deri tani s’ka dalë vullnetar të shkojë të jetojë në një shtëpi me qerpiç. Pra, i duan t’i shohin që të argëtohen vetë, por asnjë deri tani nuk ka thënë: ‘E di çfarë, merre ti këtë shtëpinë time tek kodrat e Lundrës, ku jetoj si bos i madh, se unë do vij të jetoj tek shtëpia jote me qerpiç, këtu tek Njësia 2’. Vetë jetojnë në kulla, por të tjerët nuk duhet të jetojnë aty; vetë kanë shtëpi në Lalz, por të tjerët nuk duhet të kenë; vetë i kanë marrë më të mirat kapitalizmit, por jo për të tjerët! Praktikisht këta po thonë: Kulla ime është më e mirë se kulla e atij tjetrit. Pra, kjo qenka karshillëk kullash, jo një logjikë, se qartazi ju sot, pjesa më e madhe, se ndoshta disa jeni shkëputur ose jeni në konvikt, por pjesa më e madhe prej jush jetoni me prindërit. Ky qytet është i destinuar të rritet, jo vetëm prej rritjes natyrale, por prej gjithë çunave e gocave që, siç iu dha shansi Saliut të vinte student ne Tirane, të bëhej doktor, të bëhej president, të bëhej kryeministër, të na përçante, të bënte kërdinë, apo Ilir Metës te vinte nga Skrapari – pyetja është: Këtyre që iu eshte dhene njr shans, pse duan t’i mbyllin shanset për të tjerët dhe pse duan të fusin këtë grindje?”





Skip to toolbar