Veliaj thirrje banorëve të aplikojnë për fondin e komunitetit: Rrit ndjeshëm vlerën e pronës

AKTUALITET


Këtë vit të gjithë pallatet në Tiranë të kenë administratorin e tyre me synimin e nxitjes së bashkëpunimit për të mirëmbajtur pronën e përbashkët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj i bëri thirrje banorëve të kryeqytetit e njëkohësisht dënoi sulmet ndaj ndërtesës monument kulture të bashkisë.


“Na rezulton në të gjithë botën, aty ku qytetarët marrin një pjesë ndihen pronarë. Ndërkohë po e bëri vetëm Bashkia vandalizohet si ata që hedhin molotov dhe thonë që jemi për teatrin dhe ndërkohë një monument kulture si ndërtesa e Bashkisë, nuk e kanë fare problem ta djegin dhe kjo fillon pastaj bëhet rrugë. Ndaj dhe në këtë sens, kërkohet ky bashkëpunim, ku Bashkia gjithmonë është mbi 50% pasi paguan dhe për pensionistin. Aty është edhe më kollaj se ata i mbulon Bashkia dhe vetëm ata që janë në marrëdhënie pune do paguajnë pjesët e tyre”, tha Veliaj.

Aplikimet për fondin e komunitetit kanë nisur. Banorët e Tiranës mund të aplikojnë për mbështetje financiare nga bashkia me qëllim rehabilitimi e hapësirave të përbashkëta investime që sipas kryebashkiakut i rrisin vlerën pronës.

“Në momentin që ky investim rritet, siç është rritur në këto 8 vite të kësaj administrate, për 93% të Tiranës që janë pronarë ky është një lajm i mirë, i jashtëzakonshëm, një lajm që secili njeri, edhe ata sharësit janë bërë më të pasur, se shajnë nga një divan në një shtëpi që vlen më shumë, vlen 2-3 herë më shumë, se sa vlente kur shanin përpara 8 vitesh për këndin e lojërave. Sot, edhe sharësi, ciniku më i madh, mohuesi më i madh i ndryshimit është bërë gjithashtu më i pasur”, u shpreh ndër të tjera Veliaj.

Përgjatë 7 viteve, fondi i komunitetit, me vlerë 100 milion lekë të reja në vit ka mbështetur 174 projekte./abcnews.al/




Skip to toolbar