Vëllai i biznesmenit të njohur, kush ishte shënjestër e zjarrit në Astir 

AKTUALITET


Zbardhen të tjera detaje nga zjarri në pallatin në Astir.

Raportohet se shënjestër e zjarrit ka qenë një makinë tip “Range Rover” e parkuar në garazhin e pallatit.


Mjeti luksoz është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, i cili është edhe pronar i pallatit.

Ndërkohë, ekspertët anti-eksploziv të RENEA-s po verifikojnë nëse mjetit tip “Range Rover”, ku ka nisur edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse. Dyshimet e para janë për lëndë djegëse.




Skip to toolbar