Vëllai plagos me thikë vëllanë në Fier

AKTUALITET


Një sherr me thika ka ndodhur në një familje në fshatin Varibob të Fierit ku vëllai ka plagosur vëllanë dhe më pas është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë 33-vjeçari me iniciale A.S., i cili akuzohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij më të vogël, duke e lënë të plagosur.


Ndalimi i tij u bë pasi mëngjesin e së shtunës në banesë, ka goditur me thikë vëllanë e tij, S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.




Skip to toolbar