Kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë në Tiranë dhe Durrës, dy qarqet më të prekura nga tërmeti 6.4 ballë.
Në vendimin e qeverisë parashikohet krijimi i Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile, institucioni që do të drejtojë dhe koordinojë të gjithë punën dhe masat që do të merren në dy qytetet që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. KNEC do jetë organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore. Ky institucion do të ketë në përbërje disa ministri, shtabin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit dhe prefektët e qarkut të Durrësit dhe Tiranës. Konkretisht pjesë e KNEC janë:
Ministria e Mbrojtjes;
Ministria e Brendshme;
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit;
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
Prefektin e Qarkut Durrës;
Prefektin e Qarkut Tiranë.
Në vendimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme përcaktohet edhe kompesimi i dëmeve të pasurive dhe banesave nga tërmeti që do bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu në të përcaktohet edhe puna e institucioneve publike dhe subjekteve private në lidhje me menaxhimin dhe koordinimin e punës në rastet e fatkeqësive natyrore.
Institucionet publike
a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore dhe logjistike;
¢) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;
d)të marrin masa të tjera të ndihmojnë në përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë;
dh) përjashtimisht, procedurat e prokurimit për mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor t’i zhvillojnë në rrugë shkresore;
e) ministritë të ngrenë grupe pune, për koordinimin e ndihmave me strukturat e mbrojtjes civile.
Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:
a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të vecanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkegësia;
b)të aktivizojnë dhe të organizojnë procedura të evakuimit për popullsinë e rrezikuar;
c) të organizojnë kontrolle të njëanëshme ose në bashkëpunim me komunitetin të banesave dhe objekteve private për gjetjen e të mbijetuarve dhe të viktimave të fatkeqësisë, si dhe procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.
Subjektet private
a) të respektojnë procedurat dhe masat për evakuimin dhe strehimin e të evakuarve;
b) të informojnë lidhur me të dhënat të ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkegësisë;
c) të përfshihen në detyra të vecanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkegësisë natyrore;
¢) të mbyllin përkohësisht veprimtaritë e tyre, si dhe të kryejnë shërbime të ndryshme në funksion të përballimit të fatkeqësive, apo dhe të prodhojnë artikuj të emergjencës, për të cilat do të kompensohen nga buxheti i shtetit sipas marrëveshjeve;
d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Për qytetarët
a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kërkuara, në mënyrë të vecantë për evakuimin;
b) të informojnë lidhur me të dhënat gë ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkegësisë;
c) të përfshihen në detyra të veganta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
8. Për procedurat, afatet dhe strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve do të zbatohen rregullat e përcaktuara në vendimin nr.329, datë 16.5.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”.
9. Kompensimi i subjekteve për pasuritë e dëmtuara nga tërmeti do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.