Rama: Dhe është për të ardhur keq që ne ndërkohë që gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg ka nxjerrë një vendim shumë domethënës shumë kuptimplotë, të qartë lidhur me një krim shtetëror që prej më shumë se një dekade, është mbuluar nga pluhuri i jo vetëm harresës por edhe i pabesisë së institucioneve të drejtësisë, reagimi i përgjithshëm në mexhelisjen e debatit publik dhe mbi të gjitha i zëdhënësve të opinionit publik, pra i mediave, ka qenë fare i zbehtë. Por unë nuk jam këtu për të kritikuar por risjellë në vëmendje peshën e jashtëzakonshme të këtij vendimi të gjykatës evropiane mbi jetën shoqërore të vendit tonë. E kam thënë në krye te herës që krime shtetërore si i 21 janarit historia mëson se vonojnë shumë për tu zbardhur por nuk mbeten kurrë pa u zbardhur. Dhe ne ndërkohë që prokuroria e Tiranës është tallur në përbuzje me kushtetutën, me ligjin dhe natyrisht edhe me dhimbjen dhe të drejtën e familjarëve të viktimave në radhë të parë por edhe të gjithë shoqërisë për të njohur të vërtetën, e ka trajtuar si një leckë , një provë të re të dalë para disa muajsh, është koha që drejtësia e re të reagojë pasi ndërkohë qysh se ky krim ka marrë rrugët e prokurorive dhe gjykatave të vendit, ka ndryshuar strukturat e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet apo profilet e zyrtarëve të lartë hetohen nga një tjetër strukturë.
Vendimi i Strasburgut për 21 janarin/ Rama: Koha që drejtësia e re të reagojë
AKTUALITET15:11 - 24/11/2023