Vendimi për katet pa leje, Çuçi: Ligji prej 2020, po ngremë sistemin për ta zbatuar

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha sonte në “Top Stoy” se qeveria tashmë po ngre struktura për zbatimim e ligjit të vitit 2020 për konfiskimin e kateve pa leje.

Në studio me Sokol Ballën, Çuçi përsëriti edhe njëherë opsionet që kanë ndërtuesit e kateve pa leje.


“Vendimi për konfiskimin e kateve pa leje prej 2020, tashmë po ngremë strukturën për zbatimin e ligjit. Ndërtuesit i jepen disa mundësi.

Ne kemi tre opsione për ndërtuesit që kapen në flagrancë. Ligji është i qartë, por ka opsione që ta dhurojë në moment dhe i japim legalizimin, ose ta para blejë me çmimin real të tregut. I ka këto opsione, përndryshe konfiskohet sipas ligjit nga shteti. Gjoba e parashikuar është e pa-amistueshme dhe e merr në të gjitha variantet”- theksoi Ministri Çuçi.

Nga ana tjetër, demokrati Edvin Kulluri tha se konfiskimi krijon pabarazi dhe shkakton konflikt.

“Ligji për konfiskimin e kateve pa leje krijon pabarazi ligjore cenon edhe sigurinë ligjore. Blerësi hyn ne konflikt me ndërtuesin”- tha Edvin Kulluri në Top Story.




Skip to toolbar