‘Vendoret’/ Zaloshnja: Përplasja më e fortë, Veliaj-Këlliçi! Lesi: Alimehmeti, ka integritet përballë Berishës! 

Më të fundit


Sheshbeteja për të gjitha partitë politike në zgjedhjet vendore të 2023 do të jetë Tirana. Në një kohë kur Socialistët e kanë zyrtarizuar kandidaturën e tyre, që është Erion Veliaj, nga ana e demokratëve deri më tani janë 7 emra që përflitet si kandidatë të mundshëm për të qenë rival përballë tij. Në ‘Real Story’ të Sokol Ballës, të ftuarit kanë qenë të mendimit se përballë një kandidati si Veliaj PD-ja duhet të dalë me një emër politikët. Analistët, Nikoll Lesi, Skënder Minxhozi, Edvin Kulluri dhe Eduard Zaloshnja thanë se kandidatura e mjekut Ilir Alimehmeti është e duhur, por nuk e shohin si rival potencial për të ardhur në krye të Bashkisë së Tiranës.

Nikoll Lesi tha se Alimehmeti është një njeri me integritet që mund t’ia vështirësojë punën Veliajt, por nuk mund ta fitojë këtë garë.


“Veliaj çdo lloj kandidati politik të opozitës e gëlltit me gjithë këpucë, i vetmi kandidat që e rrezikon është mjeku Ilir Alimehmeti, sepse 44% është pjesë gri. Do doja shumë një përballje Erion Veliaj dhe Alimehmeti, se do ishte një fushatë më e civilizuar. Fakti që erdhi në emision dhe jo në seli, tregon që ka integritet”, tha Lesi.

Edvin Kulluri është shprehur i bindur se PD-ja do i humb zgjedhjet, e ndërsa thotë se fakti që demokratët nuk kanë asnjë kandidaturë të fortë përballë socialistëve është tregues se si në PD nuk i është dhënë mundësia askujt që të rritet.

“Problemi i Alimehmetit është  ça partie përfaqëson sot. Duhet kandidat politik. Këllici, Bogdani dhe Kalaja, militant partie, Alimehmeti nuk është niveli i Mustafaj dhe Ngjelës. Politika do virtyt, eksperiencëm, trashëgimi, i ka munguar akti politik, mjek shumë i mirë. Nuk kanë lënë njeri që të rritet në PD, për mua janë të humbura zgjedhjet”, tha Kulluri.

Nga ana tjetër, Minxhozi është i mendimit që PD-ja dhe Sali Berisha kërkon një kandidat politik, pasi i kanë konsideruar këto zgjedhje si një “luftë” që është tregues për fatin e tyre.

“Alimehmeti, duket sikur është në vijim të intervistave për pandeminë, Tirana do jetë betejë politike, Veliaj është një kandidat që e do polemikën, sherrin e debatin, e bën sherrin me të gjithë, Alimehmeti është si spina me 2 kunja që do të futet në një spinë me 3 hapësira, Alimehmeti është kandidat për një shtet shumë të qetë ku të flitet dhe të mos bërtitet. PD ka veshur rrobat ushtarake dhe po shkon në luftë, e heq një partiak me mendjen e Berishës, që nuk e përmend asnjëherë për PD-në”, tha Minxhozi.

Në Report TV, Zaloshnja prezantoi sondazhin e bërë për garën e Tiranës, ku tha se gara më e fortë është mes Veliajt dhe Këlliçit, e ndërsa i treti Alimehmeti. Problem është përçarja e opozitës.

“6 muaj para zgjedhjeve dhe këta janë votuesit më të vendosur, që e kanë ndarë mendjen se për kë do të votojë. Përplasja më e fortë ishte Veliaj-Këlliçi. Veliaj është rreth 40 mijë vota larg tavanit të vjetshëm. Këlliçi kandidati më konkurrues i opozitës. Pjesa gri në Tiranës, është 44% e banorëve, që nuk duan të votojnë asnjërin. Deficiti është te opozita e përçarë”, tha Zaloshnja.

Ndalur te 12 nëntori të Sali Berishës, Nikoll Lesi tha se nëse nuk do ketë një protestë të vazhdueshme, atëherë do jetë një dështim.

“Ramës i intereson që të ketë Berishën përball në zgjedhje dhe në raport me SHBA-në. ‘Gogoli’ që kemi në Tiranë, jam kurioz të shoh protestën e ditës së shtunë. Do flasin si në kohën e Bashës dhe pastaj do ikin. Nëse e rrethojnë kryeministrinë 2-3 ditë atëherë Rama mendon një zgjidhje, jo të ikin në darkë”, tha Nikoll Lesi.




Skip to toolbar