“Vështirë të rikuperojë kuotat”, Nazarko: Basha do duhet të bënte “Mea Culpa” të fortë, por s’e ka bërë deri tani

Më të fundit


TIRANË- Analisti Mentor Nazarko, i pranishëm në “Real Story” tha se Lulzim Basha ka një humbje të madhe në kuotat e tij politike.

Sipas tij, rënien drastike të besimit Basha e ka pasur pas veprimeve kur bojkotoi zgjedhjet dhe dogji mandatin e deputetit.


I pyetur nga gazetari Sokol Balla, se sa besueshmëri ka Basha, pas gjithë veprimeve që ka kryer në PD, Nazarko dha këtë përgjigje:

“E ka shumë të vështirë të rikuperojë kuotat. Do duhej të bënte “Mea Culpa” të fortë, të shkëputja distancimet nga veprimet që kanë peshuar në këtë rënie të madhe, siç janë bojkoti i zgjedhjeve dhe tërheqja nga parlamenti. Unë se kam parë këtë as në ato dy kongreset që ka pasur”, tha ai./abcnews.al




Skip to toolbar