”Vetëm PS e çon Shqipërinë përpara”, Rama: Kemi objektiv 50 mijë anëtarësime të reja

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes  me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS.

Ai tha se PS ka objektiv të arrijë 50 mijë anëtarësime të reja. Rama shtoi se objektiv gjithashtu është që në vitin 2030 Shqipëria të jetë gati për Bashkimin Europian.


“Jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe të thellë për rienergjizimin e qelizave bazë të organizmit të PS, që janë organizata e PS në të gjithë territorin dhe për vazhdimin e hapjes së partisë për anëtarësime të reja. Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj, deri në Kongresin e qershorit dhe besoj se me çfarë kemi parë, është objektiv i arritshëm.

Është e domosdoshme të fuqizojmë PS, sepse është e vetmja forca politike në Shqipëri, që ka aftësi dhe alternativë qeverisëse dhe që ka përgjegjësinë reale, për ecurinë  procesit të anëtarësimit.  Objektivi strategjik është që Shqipëria 2030, të ngjitet në atë majë pa mundësi të kthimit mbrapa dhe kurora e kësaj maje është padiskutim gatishmëri për të qenë anëtare e BE”, tha Rama.




Skip to toolbar