Vetëplagoset me armë gjahu 25-vjeçari në Dibër

AKTUALITET


Një 25-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjara ka ndodhur në Dibër. I riu është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Sipas policisë 25-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa ka rezultuar se armën e gjahut e mbante pa leje.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar