Veton Surroit iu hoq titulli “Qytetar Nderi” i Kukësit, Gjici kërkon ndjesë

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici ka reaguar, pas vendimit të Këshillit të Qarkut, që i hoqi titullin “Qytetar Nderi” publicistit të njohur nga Kosova Veton Surroi.

Gjici ka kërkuar ndjesë për vendimin e nxituar të Këshillit të Qarkut. Ai shton se ka pasur një kërkesë nga familjarë të të afërmve të UÇK-së për të bërë këtë veprim, që sa duket ka qenë emocionale.


Postimi i kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici:

Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës  së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës




Skip to toolbar