“Vettingu çështje teknike, politika të rrijë larg”, Balla: Nuk ka asnjë lloj ‘pazari’

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat para Kryesisë së Kuvendit ka paralajmëruar faktin se maxhoranca do të rrëzojë komisionin për çështjen ‘Becchetti’. Sipas tij, ekspertët e PS-së po punojnë intensivisht dhe me dy institucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi, për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

“E para dua tju sqaroj që ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht dhe qoftë zonja Bushka apo kolegë të tjerë edhe me dy inst ndëkrombëtare që kanë këshillaur mbarëvajtjen e ref në drejtësi për të konkluduar në amenadamentin kushtetues për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit, në kuptimin që të arrijmë që të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amandeent gati dhe pastaj i cil itë jetë gati për të filluar procvedura parlamentare.


Një amandemant kushtetues kërkon një kohë minimalisht 45 ditë por mund të hskojë dhe 60 ditë dhe si e tillë kjo do kërkojë shumë punë, por unë e konsideroj një çështje tepër teknike tek e cila politika duhet të rrijë larg, në kuptimi ne rëndësisë së procesit të vettingut që ka ecur mirë. Askush prej nesh të mos e politiozojë. Ta mbajë si çështje teknike, si nevojë e vijimit të reformës në drejtësi.

Nuk ka asnjë lloj ‘pazari’ sepse kjo është një çështje që unë e konsideroj të një rëndësie të vëçantë, ku secili prej ne deputetëve duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Gatishmëri për të qenë në mënyrë vijuese, të hapur, për të diskutuar pa rezerva çdo lloj çështje që mund të vijë nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë”.




Skip to toolbar