Video e Lefter Allës, Vasjari: Nëse vërtetohet, PS duhet të shkojë në zgjedhje

#NËRADAR


Analisti Arian Vasjari u shpreh në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se krimi në Shqipëri ka një infiltrim serioz në politikën shqiptare. Duke iu referuar videos, ku shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duke thithur kokainë, Vasjari u shpreh se nëse ajo është e vërtetë, Partia Socialiste duhet të marrë një vendim të madh. Sipas tij, në këtë rast, Partia Socialiste duhet të miratojë ligjin zgjedhor dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Unë për vete kam nevojë që t’i kem këto elemente sepse nëse është ashtu siç thotë Hoxha, që bëhet fjalë për një video që është filmuar këto muaj, pasi ai është shpallur kryetar bashkie, këtu çështja është e qartë. S’ka çka të diskutojmë më ne. Deri kur si kam këto të dhëna, me këto duhet të merret SPAK. Ne edhe pa e pasur zotin Alla si fabul sot, ne mund të flisnim lidhur me kriminialzimin e sistemit dhe politikës. Që Shqipëria ka një problem të madh lidhur me infiltrimin e krimit në jetën politike, kjo nuk vihet në diskutim nga asnjë. Unë nuk shkoj ën kuotën e Lubonjës, që infiltrimi i krimit ka ndërtuar shtetin e tij, s’mund ta them. Në këtë kuptim unë them që mos ta lë pa emër se çka ka ndodhur, unë them se lajmi nuk është me që një zyrtar i PS ka thithur drogë.


Për mua lajmi është vet PS. Është vet PS pasi rastet e zyrtarëve në legjislaturën e kaluar, kryetarë bashkish, dalin me një profil problematik ligjor. Kjo ngre pyetjen mbi PS si strukturë. Nëse ky zotëri e ka thithur drogën në këtë periudhe, sigurisht që përgjegjësia e tij është personale. Se Rama s’do ruaj se mos një kryetar bashkie i tij pinte kokaine. Aty kemi komprometimin e një personi të zgjedhur. Kjo është video që lidhet më të shkuarën e zotit Alla, apo lihet me periudhën kur ai ka qenë kryetar bashkie. Po e tejkaloj zotin Alla, pasi i qëndroi prezumimit të pafajësisë.

Nëse ai vërtetohet nga SPAK se ajo video nuk është montazh, nëse provohet, PS mbas këtij rasti, duhet të marrë një vendim të madh. Unë nuk i shikoj asnjë alternativë tjetër, përvese pranimit të PS që të futet përmes një ligji elektoral, në një përplasje të ndershme politike në alternativën e saj. Mund të legjitimojë PS. Nëse do të vijojë ta trajtojë këtë rast të izoluar, personal që s’ka lidhje me PS, duke mos reaguar qartësisht. Pasi ka pasur raste të tjera.

Nëse vërtetohet që ai ka konsumuar drogë, nëse është i zgjedhur i PS, atëherë unë them se jemi në rrethana tipike se shumë rastësi përbëjnë domosdoshmëri. Më kanë thënë që ka dhe të tjerë, madje me thonë për një që është i rëndësishëm. Nuk do doja që të degradonim sistemin politik ne një sistem qe do te perligjte, qe kriminalizimi ka kapur çdo qelize. PS ka në dorë që të na ndihmojë. S’ka alternativi tjetër, shkuarje drejt zgjedhjeve lokale dhe te përgjithshme”, tha Vasjari. /Realstory.al/




Skip to toolbar