Pas rreth 2 orësh, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Gjeorgjinë në përballjen e dytë, të këtij edicion, të Nations League, ku pas fitores ndaj Ukrainës do të kërkojnë një tjetër sukses të madh.
Vetëm disa minuta më parë, tifozët janë nisur drejt “folës së shqiponjave”, stadiumit mitik të Tiranës, “Air Albania”, teksa atmosfera duket të jetë shumë elektrizuese në prag të kësaj sfide me tifozët, që janë grumbulluar së bashku e me flakadanë në duar kanë pushtuar bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. /i.m /abcnews.al