VIDEO/ Pësoi defekt teknik, digjet makina në autostradën Thumanë-Kashar

AKTUALITET


THUMANË- Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në autostradën Thumanë-Kashar, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje, por pa mundur të shpëtojnë automjetin nga djegia.


Paraprakisht dyshohet se automjeti ka pësuar një defekt teknik dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarjeje./ abcnews.al




Skip to toolbar