VIDEO / Policia çliron televizionin në Ekuador, pranga 13 pengmarrësve, plagosen dy punonjës

BOTA


Persona të armatosur të maskuar kanë hyrë në një studio televizive live në Ekuador dhe kanë kërcënuar stafin e tmerruar. Banda e armatosur hyri në studiot televizive gjatë transmetimit live të kanali televiziv publik TC në qytetin e Guayaquil, përpara se transmetimi të ndërpritej.

Por policia ka raportuar se ka arritur që të lirojë të gjithë stafin dhe 13 persona u arrestuan. Gjatë operacionit tha dy punonjës u plagosën. Të paktën 10 persona janë vrarë që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme 60-ditore në Ekuador të hënën.


Urgjenca u shpall pasi një baron droge u arratis nga qelia e burgut. Është e paqartë nëse incidenti në studion televizive në Guayaquil lidhej me zhdukjen nga burgu në të njëjtin qytet të bosit të bandës Choneros, Adolfo Macías Villamar ose Fito.

Në Perunë fqinje, qeveria urdhëroi vendosjen e menjëhershme të forcave policore në kufi. SHBA dënoi sulmet në Ekuador dhe tha se po koordinohet me presidentin Daniel Noboa dhe qeverinë e tij ekuadoriane dhe është “gati për të ofruar ndihmë”.

Gjatë sulmit të së martës në stacionin televiziv, një person i armatosur drejtoi një armë gjahu në kokën e njërit prej robërve, i cili gjithashtu u kërcënua me një revole. Një kameraman u qëllua në këmbë dhe një tjetri u thye krahu gjatë sulmit.

r




Skip to toolbar