Videoja bëhet virale, Putin “shndërrohet” në Babagjysh 

BOTA


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është portretizuar si një Babagjysh në një video që është bërë virale në rrjetet sociale.

Klipi pak më shumë se 2 minuta, i prodhuar nga kompania Signal, e tregon “Santa Putin” duke i dhuruar një top futbolli, makina lodër dhe një bateri një djali që rritet si vajzë, në një familje me prindër të të njëjtës gjini.


Më parë, në video shihej djali perëndimor që i kërkon Babagjyshit që për festat e fundvitit t’i dhurojë lodra për djem dhe një nënë, në vend të “Prindit 1” dhe “Prindit 2”, që janë të dy meshkuj.

Në fund të videos, në ekran shfaqet mesazhi: “I dashur Santa, falemnderit dhe Gëzuar Krishtlindjen! Nga të gjithë fëmijët anembanë botës”.




Skip to toolbar