Vidhet me dhunë dyqani i celularëve te “Myslim Shyri”, autorët të armatosur

AKTUALITET


Mëngjesin e kësaj të Premteje dyshohet se disa persona të armatosur kanë vjedhur me dhunë në një dyqan celularësh në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë.

Lajmin e bën të ditur gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj. Ende nuk dihet sesa ka qenë shuma e grabitur ose produktet që autorët kanë arritur të marrin.

Nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve, por raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur forcat “Shqiponja”. Pritet të mësohen më shumë detaje në vijim.



Skip to toolbar