Vijon vaksinimi në “Air Albania”, rreth 400 persona marrin dozën e ‘Pfizer’

AKTUALITET


Vijon edhe ditën e sotme vaksinimi i personelit mjekësor në “Air Albania”.

Rreth 50 persona kanë mbërritur në ambientet ku edhe po zhvillohet procesi i vaksinimit.


Sot janë planifikuar të realizohet rreth 400 vaksina, ndërsa sa i përket bluzave të bardha një pjesë e tyre i kanë marrë të dyja dozat për Covid-19.

Sipas Ministrisë deri më tani janë vaksinuar rreth 5 mijë persona.

Ndërkohë personeli spitalit të Elbasanit do të vijojë që të vaksinohen edhe gjatë ditës së sotme, dhe më pas mesjave do të nisë vaksinimi i stafeve nga spitalet e rretheve si Peqini, Belshi, Cërriku, Përrenjasi, etj.

Vaksinimi për ekipet mjekësore në Elbasan ka nisur që të premten dhe deri më tani janë  vaksinuar 200 persona.

Nga Vlora raportohet se qyteti ndodhet sot në ditën e pestë të vaksinimeve. Tashmë po vaksinohen personele mjekësore nga i gjithë rajoni, nga spitale të Vlorës, Sarandës, Tepelenës etj.

Të konfirmuar si të vaksinuar janë 640 personele mjekësore vetëm të spitaleve.




Skip to toolbar