Tre viktima me COVID-19 brenda 24 orëve në Shqipëri. Në orët e vona të mbrëmjes së shtunë u shënua viktima e parë në qytetin e Shkodrës. Një grua e moshuar 80-vjecare, ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa vuante nga zemra, tensioni dhe diabeti. E moshuara u shtrua sot në Spitalin e Shkodrës por për shkak të gjendjes së rënduar nuk u transportua dot për në Tiranë, pasi gjatë gjithë kohës ishte mbajtur me oksigjen.
Ndërkohë, po në mbrëmje, por në Spitalin Infektiv në QSUT, ndërroi jetë një 84-vjeçare. Prej 4 ditësh ajo ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv dhe vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.
Lajmi u konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës.
Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe një 67-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, prej 6 ditësh i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.
Gjatë ditës së sotme janë shtuar 29 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 333 raste.
Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 99 pacientë.
Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë