Viktimat e Murit të Berlinit, përkujtohen me një ultra-maratonë

AKTUALITET


Qindra vrapues në Berlin nisën të shtunën një ultra-maratonë, me një gjatësi prej 160 kilometrash. E veçanta e kësaj gare është fakti se vrapuesit do të shkelin përgjatë gjurmës, ku dikur ishte i ndërtuar Muri i Berlinit. Gara vjen si një mori aktivitetesh përkujtimore në kuadër të 30 vjetorit të rënies së bllokut komunist. Një nga simbolet më të rëndësishëm të ndarjes midis Evropës komuniste dhe kapitaliste ishte Muri i Berlinit.

Ai ra në nëntor 1989, dhe ndërsa për disa pjesëmarrës gara ka të bëjë me sfidën fizike, për të tjerët është për të kujtuar 138 personat që u vranë duke u përpjekur për të arritur në perëndim. Itinerari kalon përmes Portës së Brandenburgut, si dhe duke vijuar në monumente të viktimave të murit. Pjesë nga muri janë ende të ruajtura, ku një gjatësi prej disa kilometërsh, tani është e mbuluar me art dhe shërben si një sfond për turistët që bëjnë selfie.


Në edicionin e saj të 8-të, marin pjesë rreth 500 vrapues, të ardhur nga 32 kombësi të ndryshme. Ata filluan garën në orën 6 të mëngjesit me orën lokale të Berlinit. Vrapuesit më të fortë fizikisht, do të duhet të vrapojnë përgjatë gjithë natës së shtunë dhe të mbrrijnë në finish mëngjesin e të dielës.

Rekordi në këtë maratonë, e ka vendosur një shtetas nga Britania e Bashkuar, Mark Perkins. Ai në vitin 2014 arriti të përfundonte garën me një kohë rekord, 13 orë e gjashtë minuta. “Ajo që më bën shumë përshtypje është numri i pjesëmarrësve, sepse historia e murit është e rëndësishme për ta,” tha Nina Blisse, një organizatore garash. “Shumë nga garuesit nuk vijnë për të vrapuar, ata lexojnë çdo memorial gjatë rrugës”.




Skip to toolbar